E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia mbeshtet integrimin e Gjeorgjise ne NATO

02-12-2010 / Gazeta 55

Kryeministri takon zv/ministrin e Puneve te Jashtme te Gjeorgjise Jalagania

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje nje takim zv/ministrin e Puneve te Jashtme te Gjeorgjise z. David Jalagania. Gjate takimit kryeministri Berisha dhe zv/ministri Jalagania vleresuan nivelin shume te mire te marredhenieve politike midis dy qeverive dhe vendeve bazuar mbi miqesine tradicionale midis dy popujve. Nga ana e tij zevendesministri David Jalagania i percolli Kryeministrit Berisha pershendetjet me te perzemerta te Presidentit Mikheil Saakashvili dhe Kryeministrit te Gjeorgjise si edhe vleresoi arritjet e jashtezakonshme te qeverise shqiptare ne reformat e ndermarra ne te gjitha fushat ne vecanti arritjet historike te anetaresimit te vendit ne NATO liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare per vendet e BE-se si dhe hapat e shpejte drejt integrimit te plote te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Me tej ne takim u diskutua per vendimin per heqjen e vizave midis Shqiperise dhe Gjeorgjise. Ne vijim Kryeministri Berisha shprehu mbeshtetjen e plote te Shqiperise per aspiraten e Gjeorgjise per anetaresim ne NATO per te cilen zv/ministri Jalagania i shprehu mirenjohjen me te thelle te vendit te tij. Ne takim u ri-konfirmua vendosmeria e te dy qeverive dhe vendeve per zgjerimin dhe thellimin e bashkepunimit ekonomik dhe shkembimeve tregtare ndermjet dy vendeve duke kompletuar te gjithe kuadrin ligjor per lehtesimin e tij.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›