Qeveria i jep Bashës 5 milionë euro
TIRANE-Shtatë javë larg zhvillimit të zgjedhjeve të 8 majit, qeveria i akordon Ministrisë së Brendshme që drejtohet nga Lulzim Basha, i caktuar si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, një fond prej 6.6 miliardë lekësh të vjetra.
Këshilli i Ministrave ka miratuar gjatë mbledhjes së djeshme një shtesë fondi për Ministrinë e Brendshme për blerje pajisjesh, mjetesh dhe materiale speciale, në plotësim të nevojave të Policisë së Shtetit. Në argumentimin e bërë nga qeveria theksohej se ky fond do të përdoret për monitorimin me kamera në qytetin e Tiranës, por se ky projekt u shpall publikisht disa ditë më parë nga ministri Basha i gatshëm për të startuar. “Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2011, në programin buxhetor ‘Policia e Shtetit’ t’i shtohet fondi prej 660.000.000 lekësh për blerje pajisjesh, mjetesh, materialesh të tjera speciale, si dhe për sistemin e monitorimit me kamera të qytetit të Tiranës”, thuhet në vendim. Gjithashtu, më tej theksohet se “nga ky fond, 634.650.700 lekë të klasifikohen si shpenzime për investime, dhe 25.349.300 lekë, për mallra e shërbime”. Sipas pikës 2 të vendimit, fondi prej 660.000.000 lekë do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
(d.b/GSH/BalkanWeb)