E Shtunë, 31 Tetor 2026

Supershpenzimet e Guvernatorit Fullani

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, thotë se Fullani paguhet përreth 45 mijë lekë në orë.

"Shqipëria në krizë? Ardian Fullani merr 45 mijë lekë në orë, ose 360 mijë lekë në ditë. Adrian Fullani-aktualisht Guvernator i Bankës së Shqipërisë, por i përfolur e negociuar si "Kandidat për President", do të jetë pas pak në Kuvend! Diskutohet për Bankën e Shqipërisë dhe punën e tij si Guvernator! Guvernatori i BSH-së shpenzon këtë vit 13 milion dollarë për paga, dieta, honorare; veç tyre edhe 7 milion dollarë shpenzime administrative!! Vetëm të ardhurat e tij vjetore si Guvernator arrijnë afër 100 milion lekë; d.mth 8 milon lekë në muaj, ose 360 mijë lekë në ditë pune, ose 45 mijë lekë në orë pune! Ky Guvernator nuk ka moral", ka deklaruar Braçe në momentin e rizgjedhjes në krye të Bankës së Shqipërisë dhe për një mandat tjetër shtatë vjeçar të Ardian Fullanti.

"Kur janë ndalur e nuk paguhen faturat e të verbërve, para e tetraplegjikeve, faturat e investimeve të kryera, shpenzimet e BSH-së dhe Guvernatorit janë një skandal marramendës", ka thënë deputeti socialist. Sipas të dhënave, rroga vjetore e Guvernatorit Fullani është 11 4320 dollarë, paga mujore 9 milionë lekë në muaj. Sipas kësaj shume, Fullani merr më shumë se të gjithë krerët e shtetit të marrë së bashku. /Start/

                                                                                             2012-08-29 13:34
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›