E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mbeshtesim veprimtarine e gruas"

"Dinjiteti i gruas shqiptare nuk mund te preket. Ne kater vitet qe vijne, ne se bashku do te shohim nje Shqiperi tjeter, nje Shqiperi teresisht evropiane". Keshtu deklaroi kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha gjate fjales se tij ne Forumin e Gruas Demokrate ne Pallatin e Kongreseve. Duke folur per mbeshtetjen qe programi i PD ka per grate, kreu i qeverise deklaroi se do te garantohen kredi te buta per grate biznesmene, ne menyre qe sic tha Berisha " te bejne nje histori suksesi me biznesin e tyre". Gjate takimit me Forumin te Grave Demokrate, Berisha ka prezantuar programin e partise qe drejton, per gruan, duke nenvizuar mbeshtetjen qe qeveria do t' jape veprimtarise se kesaj gjinie. Nder te tjera kreu demokrat beri te ditur ,se qeveria do te beje te mundur percaktimin e kuadrit te ri ligjor, per te mbeshtetur grate qe per nje arsye apo per nje tjeter kane mbetur kryefamiljare. "Brenda ketij mandati do te percaktojme kuadrin e ri ligjor, per t'i mbeshtetur grate kryefamiljare ne te gjitha nevojat e tyre, te familjes dhe femijeve", u shpreh Berisha. Ndersa kryeparlamentarja Topalli, teksa ka pershendetur kete forum, nuk ka munguar te vleresoje arritjet e kesaj qeverie dhe kontributin e gruas ne kete progres.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›