Qeveria i jep prokurorisë 500 mijë USD për të larë borxhet e Sollakut
Gjysmë milioni USD është shifra që qeveria i ka akorduar Prokurorisë së Përgjithshme në buxhetin e vitit 2009, për të larë borxhet ndaj ekspertëve që kanë punuar në dosje të veçanta gjatë periudhës 2004-2007. Burime zyrtare nga akuza qendrore thanë për gazetën "Shqip", se paratë e marra nga qeveria do të jepen për të larë borxhet që janë lënë pas nga administrata e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku. "Pas kërkesës sonë, qeveria ka akorduar 500 mijë USD, të cilat do të përdoren për të kryer pagesat e ekspertëve kundër zjarrit, ekspertëve kontabël dhe ekspertëve të tjerë", thanë zyrtarët e prokurorisë, duke shtuar se fondi nuk do të përdoret për përmirësimin dhe ndihmën për dosje të veçanta nën hetim, por për dosje që mund të kenë shkuar në gjykatë, apo mund të jenë pushuar. Burimet thanë se nuk ka rëndësi nëse një dosje pushohet, pasi eksperti që është kontaktuar nga hetuesit e çështjes përfiton një shumë prej 25 mijë lekësh (të vjetra) në ditë për ekzaminimin e dëmit që është konstatuar. Vartësit e Ina Ramës, të pyetur për këtë borxh, nuk pranojnë të prononcohen, duke saktësuar se letrat tregojnë gjithçka dhe po përpiqen që akuza të mos ketë asnjë detyrim ndaj institucioneve.
Disa javë më parë, prokuroria mbeti e pakënaqur nga buxheti shtesë i qeverisë, që i akordoi organit të akuzës 150 milionë lekë të vjetra. Paratë e marra nga arkat e qeverisë janë shpenzuar për të larë borxhet e organit të akuzës, të akumuluara ndër vite. Burime nga akuza thanë se shuma e arkëtuar, në vend që të shkonte për të ndihmuar punën hetimore në dosje të rëndësishme, ka shërbyer për të shlyer detyrimet ndaj ekspertëve kontabël, të cilët kanë ndihmuar prokurorinë në disa dosje penale.
Buxheti shtesë
Burimet nga akuza qendrore thanë se paratë e marra nga qeveria janë ndarë me "pikatore". Krahas pagesës së detyrimeve të prapambetura, një pjesë e vogël e parave të buxhetit të shtetit është përdorur për të paguar disa ekspertë që e kanë ndihmuar prokurorinë në disa dosje të rëndësishme. Burimet nga akuza thanë se janë paguar dy ekspertë kontabël, të cilët kanë vlerësuar rrugën Durrës-Kukës, Pëllumb Ahmetaj dhe Zenun Katana. Ndërsa pritet që edhe ekspertët që vlerësojnë dëmet në Gërdec të paguhen nga organi i akuzës. "Kemi mjaft shpenzime dhe vendimi i qeverisë për të na caktuar këtë shumë është qesharak. Paratë nuk dalin as për pagesat minimale", thanë burimet, të cilat as nuk mund të krahasohen me homologët e tyre në rajon, që marrin disa herë më shumë para nga buxheti. "Flitet për të luftuar korrupsionin. Por prokuroria nuk ka mjetet më elementare të nevojshme për këtë fenomen. Nevojiten pajisje që kushtojnë shumë", shtojnë zyrtarët e akuzës qendrore.
Buxheti i vitit 2009
Ndërkohë, për buxhetin e vitit 2009 zyrtarët e akuzës qendrore thanë se janë të kënaqur për shumën e akorduar, pasi mund t‘i shlyejnë të gjitha detyrimet e mbartura ndër vite. "Jemi mjaft të kënaqur për buxhetin e vitit 2009, pasi mund të shlyejmë të gjitha detyrimet", thanë burimet. Ndërkohë, krahas fondit për shlyerjen e borxhit, prokuroria ka siguruar para të mjaftueshme për të kryer shpenzimet për të gjitha detyrimet që ka organi i akuzës. Para janë kërkuar "për shpenzime lidhur me rritjen e çmimit të naftës, energjinë elektrike, internetin, sigurimin e automjeteve, përkthime, trajnime të punonjësve të prokurorisë, shpenzime për ekspertët mjekoligjorë". Gjithashtu është siguruar fond edhe për ndërtimin i ri të Prokurorisë së Korçës si dhe rikonstruksionet e godinave të akuzës në Berat, Pukë dhe Vlorë. Paratë e marra nga buxheti do të përdoren edhe për rikonstruksion të rrjetit informatik, blerje kompjuterësh, printer, UPS, server, fotokopje dhe faks.
Buxheti për 2009-ën
1) Shpenzime lidhur me rritjen e çmimit të naftës, energjisë elektrike, internetit, për sigurimin e automjeteve, përkthime, trajnimin e punonjësve të prokurorisë, shpenzime për ekspertët mjekoligjorë;
2) Ndërtim i ri në Korçë, rikonstruksion godine në Berat, Pukë dhe Vlorë;
3) Rikonstruksion i rrjetit informatik;
4) Blerje kompjuterësh, printer, UPS, server, fotokopje dhe faks.