Sulm ndaj ish-kryerrugorit të Tiranës
Sulm ndaj ish-kreut të policisë rrugore në Tiranë, aktualisht shef seksionit të linjave të qarkullimit. Valmir Nikolli, i cili u komandua për pak kohë në krye të Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, ka rënë pre e agresionit të disa personave të paidentifikuar, të cilët i kanë shkatërruar mjetin e punës. Menjëherë, policia ka nisur punën për zbardhjen e kësaj çështjeje, e cila i është ngarkuar për dokumentim seksionit kundër akteve terroriste. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se ngjarja është regjistruar dy ditë parë, në afërsi të ish-Uzinës Mekanike.
Nga të dhënat e policisë mësohet se mëngjesin e së premtes, rreth orës 08:00, është njoftuar se ishte dëmtuar mjeti i shefit të seksionit të linjave në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë. Me t‘u njoftuar në vendin e ngjarjes ka mbërritur një grup hetimor, por nuk kanë munguar edhe krerët e policisë së kryeqytetit, të cilët kanë marrë në dorë situatën e krijuar. Nga të dhënat është konstatuar thyerja e xhamave të veturës tip "Volksvagen", me ngjyrë blu, në përdorim nga Valmir Nikolli.
Vetë Nikolli ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes, i cili ka deklaruar se e kishte gjetur mjetin në këtë gjendje, kur ishte nisur për punë. Ndërkohë, grupi hetimor, i krijuar për këtë rast të veçantë, ka marrë në pyetje disa persona, të cilët ndodheshin pranë vendngjarjes, me qëllim zbardhjen e ndonjë fakti mbi këtë rast flagrant. Por, nga të dhënat e mbledhura, policia nuk ka mundur të identifikojë asnjë person të dyshuar. Në këto kushte, grupi hetimor ka marrë në pyetje shefin e linjave, Valmir Nikolli, i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt personal. Për më tepër, ai është shprehur se kjo mund t‘i jetë shkaktuar nga detyra, por nuk ka mundur të japë ndonjë emër të dyshuari. Nga ana tjetër, grupi hetimor, i kryesuar edhe nga kreu i policisë së Tiranës, ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka administruar provat e gjetura. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, kjo çështje i është kaluar për veprime të mëtejshme seksionit kundër akteve terroriste për veprën penale të "shkatërrimit të pronës".
Valmir Nikolli ka një karrierë të gjatë në polici dhe aktualisht mban gradën komisar. Pak kohë më parë, ai u komandua edhe si shef i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. Komandimi i tij erdhi kur u pezullua përkohësisht nga detyra shefi aktual i qarkullimit rrugor, Krenar Ahmeti. Bëhet fjalë për pezullimin e Ahmetit gjatë hetimit ndaj tij për një konflikt me një prokurore. Pas vendimit të gjykatës për rikthimin e Ahmetit në detyrë, Valmir Nikolli rimori detyrën e shefit të seksionit të linjave në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë.