E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilanci mujor, rrugorët bllokojnë 123 automjete

Policia rrugore bllokon për një muaj 123 automjete me dokumentacion të parregullt. Gjatë muajit tetor, strukturat e policisë rrugore pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë kanë ndërmarrë një sërë masash për disiplinimin e qarkullimit rrugor si dhe për parandalimin e shkeljeve të kodit rrugor që janë burim për aksidente. Për këtë muaj, raporti i shërbimeve të policisë rrugore ka sjellë në dyert e pikave të bllokimit 123 automjete, shifër kjo në rritje, në krahasim me muajt paraardhës. Në këtë kuadër, nga shërbimet policore për kundërvajtjet e konstatuara janë vendosur 18706 masa administrative me gjobë, të cilat kapin vlerën e 22029500 lekëve. Po ashtu, nga ana e komisionit janë marrë 498 vendime me një vlerë prej rreth 4577000 lekë. Gjatë këtij muaji, strukturat e rrugores kanë marrë masa për pezullimin 238 lejeve të drejtimit, nga të cilat 90 raste janë për ecje me shpejtësi tej normave të lejuara, 91 për ecje në sens të kundërt të lëvizjes, 36 raste për pije alkoolike, si dhe 21 raste për shkelje të tjera të dispozitave të Kodit Rrugor. Raporti i bluve të rrugores për këtë muaj kap shifra në rritje për ndalimin e automjeteve, si dhe për dhënien e masave administrative në kryeqytet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›