E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria italiane ashpërson paketën e kursimeve

Qeveria e kryeministrit Silvio Berlusconi, ka përpunuar programin e saj të kursimeve, pas kritikës nga Banka Qendrore Evropiane dhe shumë vende të Eurozonës.

Kështu taksa mbi vlerën e shtuar do të rritet me 1 për qind në nivelin 21 për qind, dhe do të vendoset një taksë prej 3 për qind mbi të ardhurat vjetore nga 500.000 euro e lart. Veç kësaj qeveria njoftoi miratimin në kushtetutë të një ligji të ri për borxhet.

Dhjetëra mijëra italianë dolën në rrugë të martën për të protestuar kundër planeve të qeverisë për kursime. Në më shumë se 100 qytete pati mitingje, ndërsa një grevë e përgjithshme shkaktoi kaos në qarkullimin ajror, hekurudhor dhe të autobusëve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›