Arvizu: Përpjekje mbarëkombëtare për të luftuar korrupsionin
Ambasador i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka deklaruar se duhet përpjekje mbarëkombëtare për të luftuar korrupsionin më Shqipëri.
Duke folur në konferenën për luftën kundër korrupsionit, ambasadori Arvizu theksoi se duhen respektuar ligjet dhe se institucionet duhet të jentë të bashkërenduara në luftën kundër korrupsionit.
“Shqipëria ka ecuar shumë për të promovuar sigurinë më të mirë kur bëhet fjalë për monicionet e rënda por korrupsioni në fushën e sigurisë duhet të trajtohet pasi mund të ketë pasojë vdekjeprurëse për shqiptarët” ka theksuar Arvizu.
Më tej ambasadori Arvizu ka kërkuar zbatimin e ligjit për të gjithë zyrtarët të cilët janë të korruptuar ndërsa ka theksuar se askush nuk është mbi ligjin qoftë ky zyrtar i thjeshtë apo edhe zyrtar i lartë.
“Në SHBA askush nuk është mbi ligjin. Mund të jetë zyrtar i lartë apo edhe vetë presidenti por të gjithë janë subjekt i ligjit” ka shtuar Arvizu.