Qeveria jep 5 mije leke per nenat qe lindin femije, brenda e jashte vendit
Qeveria mori dje vendimin per miratuar nje fond prej 5 mije lekesh per cdo nene e cila lind nje femije. Sipas Berishes, ky ligj do te funksionoje edhe per lindjet qe ndodhin jashte vendit si pasoje e ndryshimeve ligjore. "Domosdoshmeria e paraqitjes dhe e miratimit te ketij vendimi rrjedh nga detyrimi i zbatimit te dispozitave te ndryshuara ligjore, ne baze te te cilave parashikohet shperblimi ne masen 5 mije leke", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij. Gjate mbledhjes se djeshme te qeverise kryeministri Berisha nenvizoi se te drejten e perfitimit nga ky ligj e kane te gjitha ato femra qe e deklarojne lindjen e tyre kur jane ne Shqiperi, brenda 60 ditesh. Ky afat zgjatet ne rastin e femrave shqiptare, te cilat jetojne jashte vendit dhe shkon brenda 90 diteve, nga dita kur kane lindur femijet. Kreu i ekzekutivit shqiptar deklaroi se ndryshimet e bera ne ligj, eliminojne abuzimet. Ne kete kuader ai theksoi se ligji nuk ka hapesira per te marre me shume se njehere kete shperblim. Ky vendim eshte marre per te ndihmuar femrat te cilat lindin femije dhe per te kontribuar sado pak per ekonomine e tyre familjare. Me heret ka qene bashkia e Tiranes e cila ka praktikuar nje nisme te tille shperblimi per femrat qe lindin ne kryeqytet femijet e tyre. Por nisma e re e qeverise e shtrin shperblimin ne te gjithe vendin, duke mos perjashtuar nga ky kontribut simbolik ekonomik edhe ato femra te cilat lindin ne qytete te tjera ose ne komunat e vendit. Kjo nisme e qeverise vjen ne kuader te nismave te tjera sociale qe jane ndermarre per nje sere shtesash ne vend, si personat qe trajtohen me ndihme sociale, pensionistet dhe te gjithe ata profesioniste te cilet kane paga te ulta. Ne ndihme te ketyre kategorive qeveria ka marr masa te here pas hershme per rritjen e rrogave dhe pensioneve, po keshtu edhe me dhenien e shperblimeve te here pas hershme. F.Mejdini
Shperblimet
Gjate kater viteve qeveria e drejtuar nga kryeministri Berisha ne menyre te here pas hershme ka dhene shperblime per punonjesit e administrates, pensionistet dhe nje sere kategorish te tjera ne vend.
Shperblimet
Gjate kater viteve qeveria e drejtuar nga kryeministri Berisha ne menyre te here pas hershme ka dhene shperblime per punonjesit e administrates, pensionistet dhe nje sere kategorish te tjera ne vend.