E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet ne superstrade, vdesin dy kembesore

Aksidentet ne superstrade, shkaktojne vdekjen e dy kembesoreve ne zonen e Fushe-Krujes dhe Lezhes. Tina Hila, 35-vjece banuese ne fshatin Luz, po kalonte nga njeri krah i superstrades Fushe-Kruje-Lac ne tjetrin, kur eshte perplasur nga nje mjet qe po ecte me shpejtesi ne drejtim te Tiranes. Burime zyrtare thane se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe e mjetit, nje autobot qe transportonte nafte. Rrugoret ndaluan shoferin e makines me targa TR 45 96 M, 49-vjecarin Shaban Uka. Mbremjen e se merkures, nje tjeter kembesor ka gjetur vdekjen, ndersa kalonte rrugen ne autostraden Lezhe-Lac. Viktima Gjergj Lleshi, 45-vjec roje prane nje objekti privat, shkonte per te pare ndeshjen Barcelona-Mancester, finalja e Champions League. Drejtuesi i mjetit eshte larguar, kurse policia po heton identifikimin e tij.

A. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›