Qeveria jep pensione të posaçme për personalitete të shquara
Qeveria jep pensione të posaçme për personalitete të shquara
Në mbledhjen e djeshme Këshillit të Ministrave vendosi dhënien e pensioneve të posaçme shtetërore për disa personalitete të sportit, artit dhe kulturës dhe Akademisë. Në listën e gjatë janë, sipas vendimit, që përfitojnë pensione 14 personalitete të cilët përfitojnë shtesë pensioni të posaçëm shtetëror në masën e pensionit maksimal, por që kjo shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal. Sipas këtij vendimi, përfitojnë pension sportistë dhe akademikë të sportit, si Zenel Kokomiri apo Muhamet Përmeti mjeshtër i Madh i Partizanit dhe basketbollit shqiptar. Agim Musta, shkrimtar dhe ish-i përndjekur politik; Drita Haxhiraj, aktore shqiptare, e cila ka luajtur brenda dhe jashtë vendit në kinema dhe teatër, si te filmi “Debatik”, “Fejesa e Blertës”, “Nxënësit e klasës sime” etj., por ka interpretuar edhe në Zvicër e në Itali në disa seriale televizive. Gjithashtu, përfitojnë nga ky vendim Tasim Hoshafi (i ndarë nga jeta), kompozitori i njohur i filmit ‘Kapedani’, por dhe shumë filmave të tjerë artistikë, si “Shoku ynë Tili”, “Dritat e Qytezëz” etj. Robert Radoja, një tjetër kompozitor i njohur shqiptar. Përkthyesi dhe eruditi Petro Zheji, Amik Karosuho, artistët Shaqir Rexhvelaj, Veli Rada, por dhe këngëtari Sherif Merdani, për ta mbyllur me publicistin Skifter Këlliçi.
Personalitetet që përfitojnë pension të posaçëm
Marjana Daja
Zenel Kokomiri
Muhamet Përmeti
Agim Musta
Drita Haxhiraj
Tasim Hoshafi
Petro Zheji
Robert Radoja
Shaqir Rexhvelaj
Veli Rada
Sherif Merdani
Ruzhdi Pulaha
Amik Kasoruho
Skifter Këlliçi