Kinemaja e femrave AQSHF vlereson vepren e 6 artisteve

Muaji mars i është dedikuar kinemasë së femrave. Arkivi shqiptar i filmit ka nisur projkesionin e dokumentarëve dhe filmave për të vlerësur krijimtarinë e gjashtë artisteve të cilat punuan për vite të tëra në ish- Kinostudion “Shqipëria sot”.
Ky muaj u çel me dokumentarët e Marianthi Xhakos. Ajo është e para femër shqiptare që studioi për regjisurë në ish- Bashkimin Sovjetik.
“Konsiderohej privilegj të punoje në Kinostudio, megjithë vështirësitë e mëdha që kishim. Kishim aparatura të rënda, statike, të vjetra. Kishim makina të vjetra. Megjithatë ne patëm kënaqësinë të njohim vendin tonë, të njohim Shqipërinë tonë.Çdo cep kemi udhëtuar. Ne xhironim njerëzit më të mirë të kohës” thotë regjisorja Marianthi Xhako.
Projeksioni i filmave dokumentarë do të vazhdoj me punët e pesë regjisoreve të tjera si Donika Muci, Liri Ibrahimi, Vitori Celi apo Adrina Elini. Muaji i regjisoreve femra do të mbyllet me një homazh për Xhanfize Kekon.
Qëllimi i këtij muaji është të risjellë në vëmendje këto emra të cilat pothujse janë harruar. Një pjese e këtyre dokumentarëve kanë gati 50 vite pa u shfaqur.
Aurela Papadhima