Qeveria ka bllokuar edhe projektin e interkonjeksionit për jugun, kërkon të shpallë fituesin që do vetë
Share
Projekti është me rëndësi jetike për furnizimin me energji të bregdetit
Nuk është vetëm projekti i interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës që është bllokuar, por edhe linja e transmetimit 110 kV në jug të Shqipërisë, me shumë rëndësi për furnizimin me energji të bregdetit. Siç raporton Shqip, marrëveshjen për ndërtimin e linjës së jugut është miratuar në mars të vitit 2010 dhe ka një kosto prej 50 milion eurosh. Edhe në këtë rast është shpallur një fitues, por qeveria nuk e njeh, duke synuar që tia japë kontratën një kompanie tjetër. Edhe në këtë rast financuese është banka gjermane KFË, e cila po ashtu ka shprehur shqetësimin e saj për vonesat.