Dule proteston për prishjen e ndërtimeve pa leje në Himarë

“Në prag të çeljes se sezonit turistik zona bregdetare e Himares, bëhet objekt aksionesh të policisë ndërtimore me pretekst prishjen e objekteve të paligjshme”, thekson Vangjel Dule.
Por teksa shpreh kundërshtinë për prishjen e këtyre ndërtimeve, Dule thotë se gjatë këtij viti, nga Llogaraja deri në Qeparo po betonizohet intensivisht brezi i rërës me mbështetjen e autoritetit bashkiak të Himarës dhe nën tolerancën e strukturave shtetërore.
“Prishja e objekteve të deritanishme është bere kryesisht selektive, me karakter hakmarrës dhe në dëm të banorëve autoktonë. Prishjet e objekteve në Dhërmi u shoqëruan me dhunë fizike ndaj banorëve paqësorë prej grupe civilësh të armatosur dhe të pa identifikueshëm si struktura shtetërore”, thekson Dule. Ai madje e lidh këtë aksion edhe me festën e Pashkës, dhe i quan dhunime dhe mos respektim të minoritetit grek. /Start/
2012-04-20 09:01