E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria ka dështuar

Kryesia e LDD’së, nën udhëheqjen e Kryetarit të saj Nexhat Daci, vlerësoi si të drejt dhe të matur, hapin e fundit të ndërmarr nga ky subjekt, me rastin e dërgimit të një letre drejtuar Fatmir Sejdiut, e cila u vlerësua si mundësi e daljes nga ngërçi politik që ka kapluar vendin, si dhe mundësi e zhvillimit të hovshëm të Republikës së Kosovës, ku si epiqendër do të ishte krijimi i mundësive për zhvillimin e jetës normale të qytetarëve të vendit.

LDD konsideron se, “pas një katastrofe sociale që po mbretëron në vend, qeverisja në Kosovë ka dështuar në hapat e saj, të cilat kanë qenë në disfavor për qytetarët e Republikës së Kosovës”, me ç’rast ka dal me vlerësimin se, “në këtë formë, zhvillimi i Kosovës është vetëm një iluzion, andaj konsideron se qeverisja e vendit duhet të ketë ndërrime rrënjësore, të cilat do të mundësonin që Kosova të zhvillonte mbi të gjitha një jetë normale rajonale”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›