E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatit të Popullit i mbaron mandati, takohet me Presidentin

Tiranë, 15 Shkurt NOA - Presidenti i
Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi prit sot Avokatin e Popullit, Ermir Dobjani,
mandati ligjor i të cilit po i afrohet fundit kohor.Pasi e falenderoi për punën e mirë gjatë gjithë këtyre viteve në shërbim dhe në
mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë, Presidenti e përgëzoi zotin
Dobjani për përfundimin me sukses të mandatit të tij të dytë.

Duke shprehur edhe vlerësimet e institucioneve
homologe ndërkombëtare, Topi theksoi se e konsideronte një vlerë të madhe
krijimin e Institucionit të Avokatit të Popullit dhe përparimin e tij hap pas
hapi.

Puna e dobishme e këtij Institucioni të
pavarur duhet të shërbejë si model dhe si nxitje që ju dhe pasardhësit tuaj të
vazhdoni misionin e nisur, - tha Topi.

Kurse Avokati i Popullit, Ermir Dobjani i
dorëzoi edhe një kopje të raportit vjetor që më parë ishte depozituar edhe në
Parlament.

Dobjani duke siguruar se Institucioni i
drejtuar nga ai do të vazhdojë punën me të njëjtin përkushtim, shprehu
mirënjohjen për bashkëpunimin e frytshëm që ka pasur Institucioni i Presidentit
të Republikës me atë të Avokatit të Popullit, duke nënvizuar faktin se
ndihmesën dhe mbështetjen e Presidentit, edhe atë ta paraardhësve, e ka ndjerë
nga afër, veçanërisht atë të Presidentit Topi.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›