E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria kërkon ndryshimin e akcizës për karburantet në Komisionin e Ekonomisë

>Komisioni Parlamentar i Ekonomisë diskutoi dje  ndryshimet e qeverisë në ligjin "Për Akcizat".  Zëvendësministri i Financave Florion Mima tha se ndryshimet prekin gazoilin, për të cilin masa e akcizës, nga akcizë ad-valorem prej 75%, por me kufizim jo më shumë se 37 lekë për litër dhe jo më pak se 27 lekë për litër, bëhet akcizë specifike, vetëm 37 lekë për litër. "Ndryshimi  për produktet e naftës diktohet nga fakti se sipas legjislacionit europian, produktet e naftës taksohen me akcizë specifike dhe jo ad-valorem", vlerësoi Mima, duke shtuar se "në këtë kontekst, për të përafruar mënyrën e taksimit të këtyre produkteve, është ndryshuar mënyra e taksimit, duke e specifikuar masën e aplikimit të akcizës".Me çmimet ekzistuese në tregun botëror të karburanteve impakti në buxhet, nga rishikimi i masës së akcizës, për vitin 2009, përllogaritet të jetë rreth 1.5 miliard lekë, efekt ky pozitiv.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›