E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicerania SGS, fituesja e kocencionit të kontrollit teknik të automjeteve

>Ditën e djeshme Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit një njoftimi sqaroi se, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, të  Procedurës Konkurruese Për dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve me motor dhe rimorkiove", ka përfunduar vlerësimin për konkurrentët në garë. Sipas Ministrisë, kompania SGS do të vijojë negociatat me qeverinë shqiptare për marrjen me koncesion të "Shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve me motor dhe rimorkiove".   Kompania SGS do të vijojë negocimin e kushteve të kontratës me qëllim maksimalizimin e interesit publik në këtë sektor.  Autoriteti Kontraktues e gjen në përputhje me ligjin dhe se oferta ka interes publik", thanë burimet. Për këtë qëllim, sipas burimeve zyrtare, Autoriteti Kontraktues vendosi, ti dërgojë njoftimin këtij subjekti.
     Komisioni i Vlerësimit të ofertave përfundoi më datë 16.01.2009, vlerësimin e ofertave të paraqitura nga subjektet SAS SAKAR-Francë, dhe SGS Zvicër. Ndërkohë, pas shqyrtimit të detajuar të dokumentacionit ligjor, ekonomik dhe teknik për çdo ofertë rezultoi se, dokumentacioni i subjektit SAS SAKAR nuk përmbush kriteret ligjore të përcaktuar në dokumentet standard të tenderit për tu kualifikuar. Dy ofertat e subjekteve të lartpërmendura janë dorëzuar më datë 18.12.2008, ora 12:00, dhe lexuar në prani të mediave, në një proces të qetë dhe transparent. Në 18 Dhjetor të vitit 2008 në mjediset e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, u zhvillua procedura konkuruese për dorëzimin e ofertave për "Dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve me motor dhe rimorkiove".      Gjatë kësaj procedure, paraqiten ofertat e tyre, subjektet e parakualifikuara SAS SAKAR-Francë, dhe SGS -Zvicër. Subjektet e mësipërme, SAS SAKAR Francë dhe SGS Zvicër, janë 2 nga 3 subjektet e parakualifikuara në procedurën konkurruese. Subjekti i tretë i parakualifikuar TUV SUD - Gjermani, kërkoi zyrtarisht ndryshimin e kritereve të përzgjedhjes, respektivisht ndryshim në pikët e vlerësimit e cila sipas përfaqësuesve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave binte në kundërshtim me legjislacionin shqiptar ne fushën e koncesioneve dhe me parimet e ushtrimit të veprimtarisë së administratës publike.
Vendimi:
Pas shqyrtimit të detajuar të dokumentacionit ligjor, ekonomik dhe teknik për cdo ofertë  rezultoi se: Dokumentacioni i Subjektit SAS SAKAR nuk përmbush kriteret ligjore të përcaktuar në dokumentat standart të tenderit për tu kualifikuar. Për këtë qëllim Autoriteti Kontraktues vendosi të dërgojë njoftimin e skualifikimit  këtij subjekti.
Nga shqyrtimi i detajuar i dokumentacionit ligjor, ekonomik dhe teknik për cdo ofertë  rezultoi se:  Dokumentacionin e Subjektit SGS, Autoriteti Kontraktues e gjen në përputhje me ligjin dhe se oferta ka interes publik. Për këtë qëllim Autoriteti Kontraktues vendosi, ti dërgojë njoftimin këtij subjekti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›