Qeveria vendos Prokurimet Publike me tenderim elektronik

>Përcaktohen kuotat minimale dhe maksimale të kufijve monetarë
Më në fund në prag fushate qeveria Berisha vendosi të heqë dorë nga menaxhimi i tenderëve nga ata vetë duke ja besuar në këtë rast prokurimet sistemit elektronik. Qeveria miratoi dje vendimin për kryerjen e procedurave të prokurimit publik në mënyrë elektronike. Kryeministri Berisha tha se: Shqipëria është ndër vendet e para që vendos procedura tërësisht elektronike në të gjitha prokurimet publike, duke e konsideruar një hap shumë të rëndësishëm edhe në drejtim të luftës kundër korrupsionit në këtë fushë. Sot, ne vendosim në mënyrë përfundimtare për të ndaluar me ligj të gjitha prokurimet publike jo elektronike. Në dijeni time, ne bëhemi ndër vendet e para në botë që ndërmarrim një hap të tillë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse i japim përgjigjen e merituar korrupsionit në këtë fushë. Kjo është një masë radikale, por për një vend si Shqipëria është jetike dhe e domosdoshme. Kryeministri Berisha theksoi se shkeljet e konstatuara në zbatim të këtij vendimi, për moskryerjen e procedurave të prokurimit publik në mënyrë elektronike, do të ndëshkohen.
Agjencia e Prokurimeve Publike nuk do të shpallë asnjë tender jashtë sistemit elektronik. Ata që do të guxojnë ta ndërmarrin, do të zhdëmtojnë personalisht të gjithë shumën që kanë vendosur në tender. Çdo autoritet kontraktues do ta ketë për kënaqësi dhe duhet ta konsiderojë këtë si një shans të madh për të mbetur jashtë çdo komenti. Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria do ti japë Agjencinë e Prokurimeve Publike mbështetjen e duhur që të gjitha autoritetet kontraktuese të vendit të procedojnë me prokurimet elektronike.
Qeveria, - u shpreh Kryeministri - do ta mbështesë Agjencinë e Prokurimeve Publike me të gjitha fondet për të gjitha e trajnimeve dhe të bazës që kërkohet, në mënyrë që të gjitha autoritetet kontraktuese të vendit të procedojnë me prokurimet elektronike. Lufta kundër korrupsionit kërkon kirurgji radikale dhe ne jemi të vendosur ta bëjmë. Unë ftoj të gjitha autoritetet kontraktuese që në zbatim të detyrueshëm të këtij vendimi, pra, të realizimit të investimeve dhe shpenzimeve që i kanë të domosdoshëm, të nisim menjëherë punën. Për këtë, buxheti është disponibël. Ministria e Financave çel buxhetin për të gjitha autoritetet kontraktuese, në mënyrë që të procedojnë me këtë mënyrë. Sikundër, Agjencia e Prokurimeve Publike dhe ministritë kanë propozuar disa ndryshime në procedurën e prokurimeve nën një prag të caktuar, të cilat e thjeshtojnë dhe e shkurtojnë atë, natyrisht duke ruajtur tërësisht transparencën. Edhe ky ndryshim është pozitiv, sikundër përcaktohet, si kudo, se në rast se do të bësh një ankesë, do të vendosësh një shumë të caktuar. Edhe kjo në kuadër të luftës kundër korrupsionit që, si fenomen nuk i takon vetëm sektorit publik, por është edhe në sektorin privat, ku nxisin njëri-tjetrin për tu ankuar me qëllimin e vetëm për të vonuar procedurën, edhe kur e dinë se janë tërësisht të pashpresë në ankesën e tyre. Ne i mirëpresim ankesat, por jo ato të qëllimshmet, për ta zgjatur deri në agoni procesin. Ndaj ai që ankohet do të ketë një bazë ligjore për ankimin tij dhe është i mirëpritur, por ta faktojë që nuk e ka me qëllim bllokimin e procesit, por ka arsye të forta ligjore për ankimin e tij.
Në vendimin e djeshëm të qeverisë përcaktoheshin dhe kufijtë monetarë për tenderimet. Duke u mbështetur nën neni 27 të ligjit nr 9643 u përcaktuan kufinjtë monetarë ku kufiri lartë monetar për kontratat e punëve publike është përcaktuar 1 200 milionë lekë, ndërkohë që për kontratat publike të shërbimeve dhe mallrave u përcaktua 200 milionë lekë. Kufiri i ulët monetar u përcaktua 12 milionë lekë për për kontratat e punëve publike ndërsa për për kontratat publike të shërbimeve dhe të mallrave u përcaktua 8 milionë lekë. Në vendimin e djeshëm për prokurimet publike elektronike u bënë dhe disa ndryshime që kanë të bëjnë me procedurat e aplikimit dhe dokumentacionet bazë të bizneseve që do të marrin pjesë në tender.