E Diel, 1 Nëntor 2026

Të ardhurat nga ARMO, zbutje të borxhit publik

>Zëvendësministri i Financave Florion Mima deklaroi dje  në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave se të ardhurat nga privatizimi i ARMO-s do të shkojnë për investime dhe uljen e stokut të borxhit publik. Duke iu përgjigjur interesit të deputetëve të opozitës, sipas të cilëve "të ardhurat nga privatizimi i ARMO-s nuk janë reflektuar në buxhet", Z.Mima u shpreh se "në buxhetin e shtetit për vitin 2009 përfshihen të ardhurat nga privatizimi i ARMO. Këto të ardhura, sipas Mimës, do të përdoren në masën 50 % për investime dhe pjesa tjetër po prej 50 % do të shkojë për uljen e stokut të borxhit publik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›