E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria kompenson 6 bashki dhe 10 komuna për kasat fiskale

Këshilli i Ministrave vendosi dje në mbledhjen e radhës të kompensojë në vlerën 27 677 213 lekë 6 bashki dhe 10 komuna për kasat fiskale, sipas ligjit. Sipas vendimit të qeverisë, kjo shumë do të shkojë për kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale e të taksimetrave, për njësitë e qeverisjes vendore, konkretisht për 6 (gjashtë) bashki dhe 10 (dhjetë) komuna. Sipas vendimit, fondi në fjalë në vlerën 27 677 213 lekë do të përballohet nga Fondi i Kontingjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2011. Do të jetë Ministria e Financave dhe njësitë e qeverisjes vendore që ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›