E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi financiar Sequi shte ende larg standardeve

Sistemi financiar në Shqipëri paraqitet problematik në shumë raste dhe ka nevojë për përmirësime. Përfaqësuesi më i lartë i Bashkimit Europian në Tiranë duke bërë krahasimet me vendet e tjera tha Shqipëria është ende shumë larg standarteve të kërkuara. 

"Duhet të kemi studime financiare, pasi ky është kriter për pranimin e Shqipërisë në BE. Sistemi financiar në Shqipëri duhet të jetë i shëndoshë, kjo fushë është vetëm pjesërisht në të njejtën linjë me rregullat dhe ligjet e BE-së. Ulja e borxhit publik dhe reforma strukturore ekonomike janë shumë të rëndësishme, pasi kjo do të ndikonte në rritjen ekonomike dhe do të nxistë të ardhurat. Duhet të përmirësohet mbikëqyrja e sistemit bankar. Sistemi financiar në Shqipëri përputhet pjesërisht me direktivat e BE-së", tha Ettore Sequi, ambasadori i BE.

Në konferencën ku u bë kjo deklaratë ishte dhe Ministri i Financave. Ai tha se ke ende mungesë transparence dhe bashkëpunimi nga sektori privat, çka ka sjellë probleme në pasjen e të dhënave të sakta për ekonominë dhe financat.

"Informimi publik është i domosdoshëm dhe zhvillimet në tregjet financiare po ashtu, pasi shpesh herë ne ndodhemi përballë manipulimeve me dashje dhe zhvillimeve në tregjet financiare. Këto manipulime vijnë nga interesa të tregtarëve që operojnë në tregje dhe interesa të mirëfilltë politike dhe kjo pasi ne krijojmë hapësira të dezinformimit, të lënies bosh të publikimit të të vërtetave dhe një fushatë më e mire e informimit publik dhe informimit qytetar dhe zhvillimit të tregjeve financiare sigurisht që dekurajon dhe të tilla dezinformime të qëllimshme rreth zhvillimeve të tregjeve financare në vendin tonë", tha Ridvan Bode, ministër i Financave.

Në konferencën e 9-të Ndërkombëtare me temë “Të ndërtojë të ardhmen nëpërmjet kulturës financiare” u dhanë dhe mesazhe të qarta për të ndihmuar personat dhe familjet në mbajtjen e financave personale. Guvernatori i Bankës Qëndrore tha se edukimi ekonomik ndihmn në zhvillimin e vendit.
"Financa është ajo që lubrifikon procesin e rritjes ekonomike, ajo gjithashtu i jep mundësi ekonomike të gjithë atyre që kanë burime të mjaftueshme financiare", u shpreh Adrian Fullani, guvernatori i BSH-së.

Konferenca e 9-të “Të ndërtojë të ardhmen nëpërmjet kulturës financiare” u zhvillua në bashkëpunim me Bankën e Italisë. Banka e Shqipërisë ka nisur një fushatë edukimi, ku me mënyra të ndryshme jepen këshilla për financat personale dhe më gjerë.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›