Qeveria kosovare: Trepça nuk privatizohet, por duhet ristrukturuar
PRISHTINË- Idetë për ringjalljen e gjigandit ekonomik të Kosovës të minierave dhe mineraleve Trepça janë prezantuar të martën nga Qeveria e Kosovës, duke vlerësuar se kjo ndërmarrje nuk duhet privatizuar. Sipas saj, duhet të fillojë një proces ristrukturimi dhe riorganizimi, që mundëson rikthimin e këtij gjigandi në shërbim të ekonomisë së Kosovës.
Para një prezence të gjerë të publikut janë propozuar alternativa, të cilat kanë për qëllim ristrukturimin e Trepçës, ndarjen e aseteve, thelbësore dhe jo thelbësore, si dhe vendosjen e Qeverisë në pozitë drejtuese, duke mundësuar kështu tërheqjen e investitorëve ndërkombëtarë në zhvillimin e potencialeve fitimprurëse.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, ka deklaruar se Trepça ndodhet në një ‘status quo’ dhe Qeveria është e thirrur, ashtu si dhe Kuvendi, që të vlerësojnë dhe t’ia kthejnë këtë gjigand qytetarëve.
Zv/kryeministri i parë, Behxhet Pacolli, prezantoi vizionin dhe alternativën më të mirë për të ecur më tutje me kompleksin ekonomik Trepça. Ky opsion, sipas tij, është një zgjidhje e mundshme dhe me përfitime për qytetarët e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të saj. Është opsioni që më së miri vlerëson Trepçën dhe mbron interesat e vendit, qytetarëve dhe punëtorëve të saj, duke mos marrë detyrime që do e ngarkonin buxhetin e Kosovës në asnjë mënyrë në njërën anë dhe duke e menaxhuar më së miri çështjen e kërkesave të kreditorëve dhe financimit të ringritjes së Trepçës.
Aktualisht Trepça është në procedurë të riorganizimit nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) dhe Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ndërkohë që Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës nuk kanë ndikim në rrjedhën dhe menaxhimin e saj.
Gjatë debatit , Qeveria e Kosovës ka bërë thirrje për publikun e gjerë dhe ekspertët vendorë që të prezantojnë idetë e tyre për ristrukturimin dhe riorganizimin e Trepçës, propozime të cilat do të pranohen brenda një afati një mujor, gjatë muajit korrik të këtij viti.
Debati publik u organizua nga Ministria për Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Zyrën e zv/kryeministrit të Kosovës, Behxhet Pacolli dhe zv/kryeministres Mimoza Kusari Lila, ku ishin të pranishëm edhe diplomatë të huaj në Prishtinë, deputetë, përfaqësues të Bankës Botërore dhe institucionet e tjera ndërkombëtare dhe financiare, shoqëria civile dhe biznesi vendor e ndërkombëtar.
(d.b/BalkanWeb)