E Diel, 1 Nëntor 2026

Strasburg, disidenti kubanez Farinas merr çmimin Saharov

STRASBURG- Dy vjet e gjysëm pasi u bë i famshëm në Evropë, disidenti kubanez, Guillermo Farinas mori në Strasburg çmimin "Saharov" të Parlamentit Evropian, duke theksuar se vendi i tij, i nënshtruar ndaj një politike arbitrare, kishte një rrugë të gjatë për të bërë drejt demokracisë.

Për shkak të pamundësisë për të udhëtuar jashtë Kubës, kundërshtari i regjimit të Fidel Kastros nuk pati mundësi ta vizitonte Strasburgun përpara vitit 2010 për marrjen e këtij çmimi. Ky çmim jepet çdo vit që prej vitit 1988 nga Parlamenti Evropian për personat ose organizatat që kontribuojnë në favor të të drejtave të njeriut dhe lirive të tij themelore.

Farinas përfitoi nga një ligj i miratuar së fundi, në fuqi që prej janarit të shkuar, i cili u lejon kubanezëve udhëtimin jashtë vendit me anë të një autorizimi të veçantë.

Farinas, i cili udhëhoqi 23 greva urie përgjatë 20 viteve, nënvizoi se prania e tij në Evropë nuk do të thoshte se situata në Kubë kishte ndryshuar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›