E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria kosovare jep 200 mijë euro ndihmë fillestare për Shqipërinë

Qeveria e Kosovës ka vendosur ti vijë në ndihmë Shqipërisë për të përballuar situatën e vështirë që është krijuar në veri të vendit për shkak të përmbytjeve. Kosova do ta ndihmojë Shqipërinë në përballimin e gjendjes së rëndë pas vërshimeve të ditëve të fundit me një shumë fillestare prej 200 mijë eurosh. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se kjo është vetëm ndihmë fillestare, por se institucioni që drejton do

të jetë i gatshëm për ndihma edhe më të mëdha, varësisht nga situata, kushtet dhe rrethanat e reja që mund të krijohen. Po kështu, janë dhënë autorizime për të nisur për në Shqipëri pjesëtarë shtesë të Forcës së Sigurisë dhe ekipe të zjarrfikësve, si dhe u është bërë ftesë autoriteteve komunale dhe gjithë popullit për tu mobilizuar që ti dalë në ndihmë Shqipërisë. E kemi përcjellë me vëmendjen më të madhe çështjen e vërshimeve në Shqipëri, kemi shprehur dhe shprehim gatishmërinë tonë si gjithmonë për ndihmë dhe solidaritet. Kemi zhvilluar kontakte të drejtpërdrejta me qeverinë e Shqipërisë dhe janë ndërmarrë masa në dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe grupe të zjarrfikësve të Kosovës, të cilët tashmë janë atje, u shpreh ai. Njëherësh, kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar që ministri i Forcës së Sigurisë, Fehmi Mujota, të urdhërojë edhe dërgimin e një numri shtesë të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët do tu shkojnë në ndihmë ekipeve të shpëtimit dhe emergjencës në Shqipëri. Aktualisht, janë 15 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët janë dërguar në zonat e goditura. Jemi të gatshëm që të rrisim numrin e pjesëtarëve që të ndihmojmë në përballimin e gjendjes dhe do të kërkoja nga ju zoti ministër Mujota që të rrisni që nga sot numrin e të dërguarve në Shqipëri, është shprehur kryeministri Thaçi në mbledhjen e qeverisë. Kohë më parë, ekzekutivi kishte marr vendim për dërgimin e pjesëarëve të FSK-së në Shqipëri, për të ndihmuar forcat e ushtrisë dhe të policisë shqiptare në operacionet të cilat tashmë janë përqendruar në komunën Dajcc, Ana e Malit, Bërdicë, Guri i Zi dhe Velipojë. Disa ditë më parë, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu informoi kryeministrin Berisha se Kosova ka vendosur të nisë në Shqipëri Forca të Sigurisë së Kosovës për të ardhur në ndihmë në zonat e përmbytura. Kryeministri Berisha i shprehu presidentit Sejdiu falënderimin e tij edhe për ndihmën financiare që Komuna e Gjakovës ka akorduar për zonat e përmbytura në Shqipëri. Thacci bën thirrje për shfrytëzimin e gjithë mundësive Ndërkaq në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kryeministri Thacci ka bërë thirrje që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë dhe potencialet që janë në dispozicion, dhe që në koordinim edhe me autoritetet ndërkombëtare, të shfrytëzohet kapaciteti më profesional i mundshëm edhe njerëzor, por edhe teknik, për të qenë më afër qytetarëve atje dhe më afër angazhimeve për tejkalimin e kësaj gjendjeje.Solidaritet me të përmbyturit Nga Italia janë vënë në dispozicion një helikopter dhe 37 automjete të tonazhit të lartë. Austria, Franca e Sllovenia kanë ofruar për popullatën ne rajonet problematike gjeneratorë dhe pompa uji. Ndërkohë, nga Greqia fqinje janë vënë në dispozicion dy ekipe zjarrfikësish me personel të specializuar dhe të përshtatshëm dhe për operacione në territore të përmbytura. Ndërkohë që Bashkia e Kamëz, ka dhënë mbi 5 mijë euro, ndërsa Komuna e Gjakovës, rreth 10 mijë euro ndihmë financiare, për familjet e Komunave të përmbytura në Qarkun e Shkodrës. Ministria e Brendshme njoftoi se autoritetet zyrtare shqiptare kanë zhvilluar takime pune me homologët fqinjë të Malit të Zi. Në qendër të diskutimit ka qenë mundësia e lehtësimit të derdhjeve ujore në lumin Bunë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›