E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesiç: Do të vlerësoja ardhjen e Tadicc në Kosovë

Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesicc ka deklaruar se nuk ka arsye përse presidenti serb Boris Tadicc të hidhërohet për shkak të vizitës së tij në Kosovë. Do ta vlerësoja nëse ai do të kishte ardhur këtu me mua dhe së bashku të takonim presidentin e Kosovës dhe popullin e saj, që na ka pritur përzemërsisht, ka pohuar Mesicc gjatë një vizite në Janjevë. Presidenti serb Boris Tadicc reagoi ndaj vizitës së Mesicc në Kosovë duke deklaruar se ajo prish marrëdhëniet mes

Serbisë dhe Kroacisë dhe se Mesicc i lë një barrë të madhe pasardhësit te tij. Në vizitën e tij në Prishtinë, Presidenti kroat Stipe Mesiç tha se Kroacia do ta ndihmojë Kosovën në realizimin e synimeve të saj për integrim në familjen e Bashkuar Europiane. Në këtë vizitë Mesiç u prit nga homologu i tij Fatmir Sejdiu, i cili vlerësoi me nota maksimale mbështetjen që Kroacia dhe në veçanti Presidenti Mesiç i kanë dhënë të drejtës legjitime të Kosovës për pavarësi. Arkitektura e rajonit më në fund është e përfunduar. Tani i gjithë rajoni duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian sepse vetë Europa është tashmë e bashkuar edhe nëse dikujt mund të mos i pëlqejë. Pyetja e vetme që shtrohet këtu është se sa shpejt vendet e rajonit do të anëtarësohen në bllok. Presidenti Sejdiu e dekoroi homologun e tij me Medaljen e Artë të Pavarësisë. Mesiç ka zhvilluar takime edhe me kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi. Ai është shpallur qytetar Nderi i Prishtinës. Mesiç përfundon mandatin e tij të dytë pesëvjeçar në shkurt. Njohja që Kroacia i bëri pavarësisë së Kosovës dhe qëndrimi i saj pro Prishtinës në Hagë tensionoi marrëdhëniet me Serbinë. Të dyja vendet kanë akuzuar njëra-tjetrën në Gjykatën Ndërkombëtare për genocid.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›