Qeveria kosovare: “Targa prej letre” për Serbinë
PRISHTINË- Qeveria e Kosovës po mendon mundësinë e paisjes e qytetarëve serbë me targa të përkohshme prej letre që tu mundësojë hyrjen në Kosovë. Një mundësi të tillë ja lejon edhe marrëveshja për lëvizje të lirë e arritur më 2 korrik të këtij viti në Bruksel.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë dje se një vendim të tillë paraprakisht duhet ta marrë qeveria. Nuk është treguar shumë i prerë, por nuk e ka përjashtuar këtë mundësi, raporton Koha Ditore.
“Këtë duhet ta shikojmë tani. Në marrëveshje ekziston një klauzolë që edhe Kosovës i lejohet të marrë masa reciproke. Deri tash nuk ka një vendim të tillë. Nëse merret një vendim i tillë atëherë ajo do të zbatohet”, - ka deklaruar Rexhepi.
Marrëveshja Kosovë-Serbi, që nuk lejon hyrjen në territorin serb me targa RKS, ia njeh të drejtën edhe Kosovës që të aplikojë reciprocitet për automjetet me targa të Serbisë edhe pse ato janë lejuar deri tash të hyjnë lirisht në Kosovë. Kjo ndodh pasi elementi i reciprocitetit është i përfshirë në marrëveshje. Një ditë pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes, Rexhepi ka vlerësuar se po zbatohet pa probleme të theksuara.
(el.me/BalkanWeb)