Sorollatjet për pagesën, prindërit largojnë fëmijët nga kopshtet shtetërore
FIER - "Braktisen" kopshtet shtetërore me drekë në qytetin e Fierit. Mjaft prindër kanë filluar të largojnë fëmijët e tyre nga kopshtet shtetërorë me ushqim duke i çuar ata në kopshte private, pasi përveçse sorollatjeve për të kryer pagesën është edhe shtesa që duhet të bëjnë për të paguar komisionin në bankë. Problemi në fjalë konfirmohet si nga drejtuesit e kopshteve ashtu dhe nga përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Arsimit dhe drejtoresha e qendrës ekonomike së Bashkisë së këtij qyteti.
Mësohet se, deri dy muaj më parë çdo prind që kish fëmijën në kopësht me drekë, pagesën për ushqimin e kryente në zyrën ekonomike të Bashkisë ku paguante mesatarisht 2500 lekë në muaj. Tashmë kjo pagesë do të kryhet në një bankë private, por plus kësaj pagese, prindi duhet të paguaj edhe 200 lekë shtesë për komisionin e bankës. "Halli ynë nuk është tek ai 200 lekësh shtesë, por më shumë tek koha e sorollatja. Problemi qëndron tek fakti se bankat nuk kryejnë veprime pas orës 14:00, ndërkohë që atje ku paguheshin më parë, qëndronin hapur deri në orën 16:00", - shprehen banorë të Fierit që kanë fëmijët në kopshte me ushqim. Mimoza Moci, drejtoresha e qendrës ekonomike të Bashkisë Fier e pyetur rreth këtij problemi pohoi se, ka dalë një vendim nga qeveria ku çdo pagesë në vlerën e 1000 lekëve të vjetra bëhet pranë zyrës sonë, mbi këtë shumë pagesa kryhet nëpërmjet bankës. Ndërkohë, Ilir Luga specialist në Drejtorinë Arsimore të rrethit Fier sqaron se kopshtet me ushqim që janë në vartësi të bashkisë kanë një mijë fëmijë. Nga ana tjetër drejtoreshat e kopshteve bëjnë me dije se kanë filluar largimet e fëmijëve nga kopshtet.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)