E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi në Shkup në ceremoninë për Presidentin e ri

Presidenti shqiptar Topi do të jetë në krye të delegacionit shqiptar që do të marrë pjesë në ceremoninë solemne me rastin e marrjes së detyrës nga presidenti i zgjedhur i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov 

TIRANE-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi do të jetë në krye të delegacionit shqiptar që do të marrë pjesë në ceremoninë solemne me rastin e marrjes së detyrës nga presidenti i zgjedhur i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
I ftuar nga kreu i ri i shtetit maqedonas, Topi do të jetë sot i pranishëm në ceremoninë që do të zhvillohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së bashku me homologë të tjerë nga rajoni dhe më gjerë si presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, ai i Malit të Zi, Filip Vujanovic, i Serbisë Boris Tadiq, i Bullgarisë Georgi Parvanov, etj.
“Presidenti Topi do të zhvillojë edhe një takim të veçantë me presidentin Gjorgje Ivanov në residencën zyrtare të presidentit të Republikës së Maqedonisë”, citon komunikata e presidencës shqiptare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›