E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH edhe sot remont, 6 orë pa drita periferia e Tiranës

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes të Energjisë (OSSH) do të kryejë përsëri ditën e sotme remont në nënstacionin e ish-uzinës Dinamo në kryeqytet. Si pasoje shume zona periferike te Tiranes do te kene nderprerje te energjise 

TIRANE-Për të dytën radhë OSSH vazhdon punimet në nënstacionin e ish-uzinës Dinamo në kryeqytet. OSSH beri te ditur se si pasojë e këtyre punimeve, ashtu si dhe dje do të ketë kufizime të energjisë elektrike nga ora 09:00-15:00 në zonat periferike të Tiranës. Për rreth 6 orë, zonat përreth "Jordan Misjas", "Bregu i Lumit", "Josif Pashko", Babrru, Bathore, Paskuqan dhe ish- uzina Dinamo" do të kenë mungesë energjie.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›