E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria lehteson serish biznesin, heq disa taksa Eglantina Nasi

Nje sere masash te rendesishme fiskale dhe administrative, qe te gjitha lehtesuese per biznesin privat qe operon ne vend. Te miratuara ne mbledhjen e djeshme te qeverise, dhe pjese e diskutimeve te meparshme ne Keshillin Konsultativ te Biznesit, sic beri me dije vete Kryeministri Sali Berisha, "ato synojne permiresimin e metejshem te klimes se te berit biznes, lehtesimit te barres fiskale e asaj burokratike, ne te njejten kohe edhe rritje te transparences". Fillimisht, permendim ndryshimet ne ligjin e akcizave, ku saktesisht, hiqet pagesa e saj per kafene e papjekur, pra nga 30 leke per kilogram, ajo behet zero. Kurse akciza e kafese se pjekur nga 140 leke, sipas kesaj mase, zbret ne 60 leke/kg. "Keto akciza do te ndikojne fuqishem ne uljen kostos se perpunimit te kafese, nxitjen e prodhimit vendas per perpunimin e kafese, nxitjen e uljes se informalitetit ne kete industri, ku suksesi eshte shume i madh, pasi eshte trefishuar sasia e kafese se zhdoganuar", sqaroi kreu i qeverise. Duke shtuar se me kete vendim behet nje perafrim i nivelit te akcizes se kafese ne Shqiperi me vendet e rajonit. "Biznesi i kafese fiton nga kjo ulje rreth 300 milione leke. Uroj qe ta pasqyrojne edhe ne cmimin e saj", tha me tej ai. Ndersa permendi si nje vendim tjeter shume te rendesishem edhe ate mbi disa ndryshime ne ligjin per taksat kombetare, ku sipas tyre, vendosen eksporte per lenden drusore dhe kjo mase propozohet te jete 30%. Konkretisht, kjo takse do te mblidhet nga administrata doganore, ne momentin e eksportimit dhe komisioni i agjentit tatimor propozohet te jete 0. Nderkaq, nje vendim tjeter i miratuar dje ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave, ka qene edhe ai per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr.9920 "Per procedurat tatimore". I cili ben disa thjeshtime dhe parashikon se regjistrimi dhe cregjistrimi i perfaqesuesit tatimor te kryhet prane Drejtorise Rajonale te Tatimeve dhe jo prane Agjencise Kombetare te Regjistrimit, sikurse eshte aktualisht. Saktesisht, ai parashikon edhe nje rritje 5-fish te mases se gjobave, ne rast te konstatimit te punonjesve te pasiguruar, ne rastet e mosdeklarimit nga tatimpaguesit e regjistruar si subjekte, te TVSH-se dhe tatimit mbi fitimin. "Edhe punonjesit pa sigurime shoqerore, pa sigurime shendetesore jane skllever. Ndaj duhet te heqim dore nje here e pergjithmone nga ky koncept", deklaroi me tej Berisha. Duke saktesuar se "do te fillohet nga industria fason, pasi ata kane numrin me te madh te punonjesve, por nuk duhet t'u shkojme me arbitraritet". Ndersa sa i perket ligjit "Per tatimin mbi te ardhurat", qeveria miratoi dje nje ndryshim te rendesishem, sipas te cilit, ndryshimi, perjashtohen nga detyrimi i tij te ardhurat e perfitimit nga demshperblimet e marra me vendim te formes se prere te gjykatave, si dhe te kompensimit te kostove gjyqesore, te ardhurat e perfituara nga institucionet shteterore per arritje ne shkence, sport, kulture. Ne fund, kreu i qeverise deklaroi edhe faktin e shtyrjes se afatit deri ne me 31 dhjetor, te procesit te deklarimit te te ardhurave pasurive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›