E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinovimi i licences, ERE-ja pezullon vendimin per CEZ Eglantina Nasi

Ne nje kohe kur kane nisur procedurat zyrtare per heqjen e licences ndaj kompanise se shperndarjes se energjise, "CEZ", duket e pakuptimte qe te diskutohet kerkesa e kesaj te fundit per rinovim licence mbi furnizimin publik me pakice. Ky eshte argumenti qe ka dhene Bordi i Komisionereve te Entit Rregullator te Energjise, dje teksa doli me vendimin per pezullimin e vendimmarrjes mbi rinovimin e nje licence te tille. Dhe momentin me te pershtatshem per nje akt te tille, ka cilesuar ate ne perfundim te procesit te negociatave dypaleshe, pra mes shtetit shqiptar dhe "CEZ"-it, te cilat pritet te zgjasin nje muaj. Per kete arsye, ERE-ja e ka shtyre ne kohe vendimmarrjen per rinovimin e licences ndaj kesaj kompanie, ku data 20 dhjetor, eshte caktuar si mbledhja e radhes se Bordit te ketij enti, lidhur me kete ceshtje. "Nese asaj diskutohet t'i hiqet licenca atehere nuk ka kuptim qe te diskutohet edhe rinovimi per furnizimin me pakice te energjise elektrike", tha konkretisht Sokol Ramadani, kreu i ERE-se, lidhur me nje fakt te tille. Kujtojme se 6 dite me pare, Bordi i ERE-se kerkoi nisjen e procedures per heqjen e licencave te shperndarjes se energjise elektrike dhe furnizimit publik me pakice te saj ndaj "CEZ"-it, pas konstatimeve te shkeljeve prej kesaj te fundit. Ndersa i ka dhene afat 30 dite kompanise ceke per te permiresuar situaten. E nese nje gje e tille nuk ndodh, atehere eshte e kote qe te diskutohet kerkesa e rinovimit te licences, kur mund te konkludohet me heqje te saj perfundimtare. Dhe arsyet qe kane cuar deri ne kete pike, sipas drejtuesve te ERE-se, kane qene te lidhura kryesisht me mosrespektimin e kushteve te kontrates qe kane te bejne me furnizimin 24 ore me energji elektrike, ulje te humbjeve ne rrjetin e energjise, mungesen e investimeve per permiresimin e rrjetit etj. Nga ana e tij, edhe Operatori i Sistemit te Transmetimit, ka reaguar per moskorrektese te operatorit te shperndarjes se energjise, se nuk i ka kryer rregullisht pagesat. Ndersa aktualisht importi i energjise per sigurimin e nevojave te popullates, po sigurohet nga Korporata Elektro-energjetike Shqiptare, e cila garanton se do te kete energji pa nderprerje per konsumatoret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›