Qeveria maqedonase distancohet nga deklarata e Novotnit
Shkup -Qeveria e Maqedonisë është distancuar nga deklarata e konsullit maqedonas në Beograd Aleksandar Novotni, i cili për agjencinë e lajmeve FONET të dielën ka deklaruar se Maqedonia do ta respektojë vendimin e të gjitha institucioneve ndërkombëtare lidhur me Kosovën, përfshi edhe atë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Duke shprehur qëndrimin përmes zëdhënësit Shefik Duraku, Qeveria e Maqedonisë vlerëson se Novotni ka shprehur vetëm mendimin personal për këtë çështje, sepse ai nuk është i autorizuar të shprehë qëndrim në emër të Qeverisë.
“Qëndrimet e Qeverisë dhe të ministrave munden t’i shprehin kryeministri, zv/kryeministrat, anëtarët e kabinetit qeveritarë, zëdhënësi i Qeverisë dhe zëdhënësit e ministrive. Novotni është personi i tretë në ambasadën e Maqedonisë në Beograd dhe ai nuk ka të drejtë të shprehë qëndrime të Qeverisë së Maqedonisë. Në këtë rast ose bëhet fjalë për qëndrim të tij personal, ose për manipulim të agjencisë në fjalë”, deklaroi për gazetën “Lajm” të Maqedonisë, zëdhënësi i Qeverisë Shefik Duraku.
Novotni në deklaratën e tij për Fonet ka thënë se Maqedonia do at respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë.
“Ne nuk mundemi asnjë vendi t’ia cenojmë të drejtën e realizimit të të drejtave të veta në instancat më të larta ndërkombëtare, ndërkohë që vetë Maqedonia po në atë gjykatë ka ngritur procedurë kundër Greqisë”, ka deklaruar Novotni për Agjencinë e lajmeve Fonet.
Ai ka shtuar se Maqedonia dëshiron të ketë bashkëpunim të ngushtë me Serbinë sepse një gjë e tillë është në të mirë të të dy vendeve. /Lajmpress/