E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH paralajmëron kundër vetëkënaqësisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se nuk ka vend për vetëkënaqësi në përballimin e rasteve tek njerëzit të gripit të derrave.

OBSH deklaroi se tashmë ka rreth 900 raste të konfirmuara në 18 vende të ndryshme dhe se askush nuk duhet ta ulë nivelin e gatishmërisë.

Ministri meksikan i Shëndetësisë, ku mendohet se e ka origjinën sëmundja, tha se sëmundja është duke pësuar rënie në vendin e tij.

Por OBSH paralajmëroi se gripi mund të rishfaqet më vonë gjatë vitit.

Mjekët në SHBA thonë se tashmë ka 226 raste të konfirmuara të gripit të derrave në 30 shtete dhe se ata besojnë se virusi është përhapur në mbarë vendin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›