Turqi, përgënjeshtrohet prania e gripit të derrave
Stamboll - Shkaku i vdekjes së një pacienti në një spital të Stambollit nuk ishte infektimi nga virusi i gripit të derrave. Këtë fakt e konfirmon zëdhënësja e spitalit, e cila i referohet analizave të kryera.
Rrjeti televiziv "CNN Turk" njoftoi më parë se viktima kishte vdekur si pasojë e prekjes nga virusi H1N1. Sipas “CNN Turk”, personi i shtruar në spitalin "Akdeniz" kishte shfaqur simptoma të sëmundjes, dhe ishte vendosur në karantinë.
Megjithatë, Turqia nuk ka konfirmuar deri tani asnjë rast për praninë e gripit të derrave në këtë vend. Virusi H1N1 është duke u përhapur në shumë vende të botës, duke ngjallur frikën e një pandemie globale.