Kryeministri Berluskoni në prag të divorcit të dytë
Veronica Lario, gruaja e dytë e kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, ka konfirmuar njoftimet e mediave se është duke kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj.
Zonja Berluskoni, një ish aktore, citohet nga gazeta La Repubblica, te ketë thënë se vendosi të kërkojë divorcin, pasi kishte lexuar njoftimet e shtypit se bashkëshorti i saj kishte marrë pjesë në ditëlindjen e një mikeshe 18 vjeçare në Napoli.
Dy vjet më parë, zonja Berluskoni, që në Itali njihet me emrin e vajzërisë, Veronica Lario, e ka kritikuar sjelljen flirtuese të bashkëshortit të saj përmes një letre në gazetën “La Repubblica”, gjë që e detyroi asokohe kryeministrin Bersluskoni të kërkonte falje publike.
Zonja Berluskoni ka marrë një avokate grua për ta përfaqësuar për divorcin. Ndërkohë që zyra e kryeministrit nuk pranoi të komentonte për rastin.
Javën e kaluar, zonja Berluskoni tha se zgjedhja e bashkëshortit të saj për të vendosur kandidate femra pa eksperiencë politike, për zgjedhjet evropiane ishte një "një proces i turpshëm pa vlera".
Veronika Lario u martua me pronarin e Mediaset në vitin 1990 dhe ka tre fëmijë.