Sondazhi, PDK në krye të partive politike
Prishtinë -Pas një sondazhi të zhvilluar nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), Partia Demokratike e Kosovës, e kryesuar nga Hashim Thaçi është e para në skenën politike të vendit, me 44 %. Sipas rezultateve të këtij hulumtimi – të cilin e përcjell gazeta Infopress - partitë të tjera politike në vend qëndrojnë shumë prapa PDK-së, ndërsa vërehen dukshëm rëniet e LDK-së dhe LDD-së. Sondazhi i zhvilluar nga NDI ka nxjerrë pasqyrën e preferencave politike të qytetarëve për muajin mars.
Sipas rezultateve të këtij sondazhi PDK ka marrë 44% të preferencave të qytetarëve, LDK 19.8%, ndërsa në vendin e tretë është radhitur partia e Ramush Haradinajt AAK, me 13.5 %. Pas këtyre tri partive pasojnë AKR-ja e Behgjet Pacollit me 11%, LDD-ja e Nexhat Dacit me 4.8% dhe 6.9 përqind janë preferencat e qytetarëve për partitë të tjera në Kosovë. /telegrafi/ start