Incident ne Kuvend ish-te perndjekurit godasin Rusmalin
Ish-te perndjekurit godasin kryetarin e Komisionit parlamentar te Ligjeve deputetin e PD-se Ilir Rusmalin. Ngjarja ndodhi para Kuvendit ku dy persona ish-te perndjekur kane fyer deputetin dhe madje e kane goditur. Gjithcka ndodhi ndersa Rusmali po dilte nga salla e Kuvendit ku perpara godines se ish-te perndjekurve po zhvillohej nje ceremoni e pazakonte mortore. Lirak Bejko 47 vjec i eshte afruar kryekomisionerit te Ligjeve dhe e ka goditur me grusht. Deshmitare bejne te ditur se menjehere kane nderhyre forcat e policise te cilet kane arrestuar dy te dyshuarit. Vec Bejkos mesohet se nga forcat e policise te Komisariatit nr.1 eshte arrestuar Gjergj Ndreca 51 vjec. Qe te dy jane shkeputur nga ceremonia dhe i jane afruar Rusmalit per ta qelluar. Ndersa ne menyre te menjehershme Rusmali i ndihmuar nga truprojat e Grades ka hipur ne makine dhe eshte derguar per ndihme mjekesore. Ish-ministri i Drejtesise Rusmali me vone eshte kthyer ne seance per te votuar ligjet e parashikuar ne rendin e dites. Ky eshte rasti i dyte qe ish-te perndjekurit perballen me perfaqesuesit e mazhorances. Pikerisht nje jave me pare disa ish-te perndjekur replikuan ashper me ministrin e Financave Ridvan Bode. Ata i kerkuan kryefinancierit qe tu jepeshin parate e burgimit te bere gjate kohes se regjimit komunist.
Ceremonia e pazakonteNe kohen kur po zhvillohej seanca plenare 30 meter larg godines se Kuvendit perballe selise te ish-te perndjekurve ishte vendosur arkivoli me trupin e pajete te Grigor Zaharise. Ai kishte nderruar jete ne moshen 75-vjecare prej me se 20 ditesh por i mbetur vetem si dhe nga pamundesia financiare e te afermve apo te njohurve e kishin lene ne morgun e spitalit. Ndodhia e Zaharias qe i perket shtreses se ish-te perndjekurve ka prekur bashkevuajtesit e tij cka detyroi ata qe te mblidhnin fonde per organizimin e ceremonise se varrimit. Pas ceremonise prej disa minutave perpara obeliskut te vendosur ne seline e ish-te perndjekurve trupi i pajete eshte derguar per ne banesen e fundit.