E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjika rrezikon gjobën, nuk konfirmon masat anti-krizë

Komisioni Europian mund të dënojë shtetin belg në janar me 708 milionë euro, nëse Brukseli zyrtar deri nga mesi i muajit të ardhshëm nuk konfirmon masat kundër krizës dhe projektbuxhetin për vitin 2012”. Kështu shkruan gazeta belge “De Tijd”, sipas së cilës, KE i ka bërë thirrje koalicionit belg, i cili po diskuton për formimin e qeverisë, që sa më shpejt të prezantojë projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Ashpërsimi i rregullave europiane në fushën e disiplinës fiskale do të hyjë në fuqi më 13 dhjetor. Këto rregulla mundësojnë edhe shqiptimin e gjobës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›