Qeveria miratoi sot vendimin për ndërtimin e Portit të Vlorës, si një ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe

Porti i Vlorës, që pritet të ndërtohen nga qeveria shqiptare, do të jetë ndër më të mëdhenjtë në rajonin e Mesdheut. Në mbledhjen e radhës së qeverisë është miratuar vendimi për "për ndërtimin e Portit të kontenierëve në Vlorë". "Një kompani e madhe britanike tregon interes për të ndërtuar në Vlorë një nga portet më të mëdha në Mesdhe. Vlora është cituar shpesh si vendi më i përshtatshëm për portin më të madh të vendit, për shkak të thellësisë së ujërave, por siç duket i takoi qeverisë sonë që këtë ëndërr ta shndërrojë në realitet. Vlora do të ketë një nga portet më të mëdha të Mesdheut të kontenierëve"-deklaroi Berisha.
Kryeministri tha se "zona e Portit do të jetë tek Pylli i Sodës dhe ajo shumë shpejt do të ketë infrastrukturën më të mirë, ka autostradën me katër korsi, ka hekurudhën, pra ka të gjithë transportin dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë dhe aeroportin e saj dhe do ta ketë atë. Me këtë projekt Vlora shndërrohet në një ndër polet më kryesore të zhvillimit të vendit".
...