Është shtyrë sot gjyqi ndaj Ministrit Basha, shkak dorëheqja e gjyqtarëve

Seanca gjyqësore në ngarkim të ministrit të Jashtëm Lulzim Basha ka dështuar në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Në seancën e sotme pritet të vendosej ligjshmëria e akuzave të ndritura nga Bashës për shpërdorimet në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë dorëheqja e dy prej anëtarëve të trupit gjykues, Dalip Bushit dhe Tom Ndrecës.
Gjyqtarët e dorëhequr, deklaruan se ishin shprehur më parë në një proces gjyqësor ndaj Andi Tomës dhe Armand Telit. Ata u shprehen se gjykimi për Bashën, është kompetencë e Gjykatës se Lartë. Drejtuesi i seancës, Pajtim Hoxha ka caktuar seancën e radhës gjyqësore, që pritet të zhvillohet me 2 shkurt. Në seancën e sotme pritej të shqyrtohej ligjshmëria e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për çështjen e rrugës Durrës-Kukës. Gjykata pat vendosur më parë, që hetimet e prokurorisë ishin të jashtëligjshme, për shkak edhe të shtyrjeve të gjata të afateve kohore.
...