E Martë, 3 Nëntor 2026

Qeveria miraton 300 kredi me zero interes për punonjësit e administratës

Qeveria shqiptare miratoi të mërkurën kuotat e përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike.

Në mbështetje të ligjit “Për strehimin social” dhe me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi që kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për vitin 2024 janë gjithsej 300.

Ministria e Brendshme përfiton 90 kredi të lehtësuara; Ministria e Mbrojtjes 90 kredi, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 30 kredi; Ministria e Arsimit dhe Sportit 30 kredi; Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 45 kredi; Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit 15 kredi.

Përfituesit do të përzgjidhen në bazë kritereve të parashikuara në sistemin e pikëzimit të përcaktuar.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›