E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton dhënien e ndihmës financiare për Turqinë, Pakistanin dhe vendet e Bririt të Afrikës

Këshilli i Ministrave miratoi sot, vendimet për dhënien e kontributit financiar  në ndihmë të tre vendeve, të prekura nga katastrofat natyrore.

Këshilli i Ministrave miratoi dhënien e ndihmës financiare prej 100 mijë dollarë Turqisë, në lehtësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i pak ditëve më parë.

Gjithashtu u miratua dhënia e ndihmës financiare prej 100 mijë dollarë Pakistanit, në lehtësimin pasojave të shkaktuara nga përmbytjet në këtë vend.

Këshilli i Ministrave miratoi edhe dhënien e ndihmës financiare prej 50 mijë dollarë për vendet e Bririt të Afrikës: Somali, Etiopi, Xhibuti, në ndihmë të popullsisë së këtyre vendeve të prekur nga një varfëri e thellë, si pasojë e thatësirës së tejzgjatur në këto vende. Me këtë kontribut, Shqipëria i bashkohet thirrjes për solidaritet ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për kapërcimin e emergjencës humanitare në vendet e Bririt të Afrikës.


26/10/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›