Kryeministri Berisha zhvillon homazhe në nder të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Sultan Bin Abdul-Aziz Al Saud
Kryeministri Berisha zhvilloi sot në mesditë homazhe në ambasadën e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, në nderim të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Sultan Bin Abdul-Aziz Al Saud, i cili nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 81 vjeçare. Sultan Bin Abdul-Aziz Al Saud mbante postin zv/Kryeministrit, ministrit të Mbrojtjes dhe Aviacionit në Arabinë Saudite.
Kryeministri Berisha la një shënim në librin e ngushëllimeve të hapur me këtë rast nga ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, ku shprehu vlerësime për kontributin e Tij.
26/10/2011