Qeveria miraton krijimin e universitetit të sporteve të Tiranës
Këshilli i Ministrave miratoi sot krijimin e universitetit të sporteve të Tiranës. Duke folur për këtë vendim, Kryeministri Berisha e konsideroi atë një lajm shumë pozitiv për botën e sportit në vend.
“Unë e konsideroj këtë një zhvillim të madh e të rëndësishëm për vendin tonë. Sportet, si një nga aktivitetet më themeloret një shoqërie dhe një vendi, e meritojnë një universitet. Ne duhet ta mbështesim sa më shumë, në mënyrë që ky universitet të përgatisë specialistë për të gjithë universin e botës sportive që zhvillohet pandërprerë, diversifikohet dhe është shumë i dashur veçanërisht për rininë shqiptare, por edhe për të gjithë shqiptarët në tërësi,” u shpreh Kryeministri.
Universiteti me strukturat përkatëse akademike dhe shkencore do t’i shërbejë përgatitjes profesionale dhe diplomimit cilësor në të gjitha ciklet e studimit, studentëve të këtij universitetit.
17/02/2010