E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qeveria miraton një tjetër vendim për legalizimin e disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informate

Këshilli i Ministrave miratoi sot një tjetër vendim për kalimin në pronësi të disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informate. Kryeministri Berisha tha se procesi i legalizimit po vazhdon dhe duhet të përfundojë gjatë këtij viti.

Kryeministri Berisha i kërkoi ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit që procesi i legalizimit të të gjitha objekteve mbi të cilat janë fotografuar dhe ekziston harta dixhitale e datës së caktuar të përfundojnë brenda vitit.


17/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›