E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me Fondin për Zhvillim Abu Dhabi, për financimin e projektit të rrugës Tiranë – Elbasan

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim Abu Dhabi, për financimin e projektit të rrugës Tiranë – Elbasan”.

Ndërtimi i aksit të ri rrugor Tiranë - Elbasan është prioriteti i qeverisë shqiptare, i cili do të financohet kryesisht nga donatorë të huaj dhe Fondi i Abu Dhabi-t është një nga financuesit e këtij segmenti, me një shumë prej 50 milionë dollarë.

Ndërtimi i rrugës Tiranë – Elbasan synon të rrisë në mënyrë efikase zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në rajonet e Shqipërisë qendrore, jugore dhe më gjerë në të gjithë zonën juglindore të vendit. Rruga synon të lehtësojë dhe përmirësojë, gjithashtu, lëvizjen e trafikut dhe veçanërisht trafikut të rëndë në segmentin rrugor Tiranë – Elbasan, që është pjesë e Boshtit të Jugut, duke përmbushur kështu kërkesat e trafikut në këtë aks rrugor dhe përputhjen me kërkesat Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim.  


04/01/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›