E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton vendimin për të drejtën e publikut për të patur informacion mjedisor

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për të drejtën e publikut për të patur informacion mjedisor”, i propozuar nga ministri i Mjedisit, Pyjeve  dhe Administrimit të Ujërave.  

Me këtë vendim synohet t’i sigurohet publikut shpërndarja në mënyrë sistematike e informacionit mjedisor, vënia  e këtij informacioni në dispozicion të tij, si dhe të përcaktojë kushtet dhe mënyrat e duhura për ushtrimin e së drejtës, për të patur informacion mjedisor për shkëmbimin e lirë të opinionit të publikut dhe për pjesëmarrjen efektive të tij në vendimmarrjen mjedisore. Ky vendim synon, gjithashtu, përafrimin e legjislacionit shqiptar në mënyrë të plotë me kuadrin e ligjor Europian dhe përmbushjen në mënyrë specifike të detyrimeve që burojnë nga ratifikimi i Konventës së Aarhusit.

Në këtë kuadër, Kryeministri Berisha u la një porosi të veçantë ministrave të kabinetit qeveritar, që çdo projektligj të konsultohet me shoqërinë civile dhe grupet e interesit.


04/01/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›