Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvillon mbledhjen e radhës.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 18 nëntor 2008, vazhdoi shqyrtimin e projektligjit Për buxhetin e shtetit, të vitit 2009.
Në orën 10 00 u dëgjua informacioni i Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.
Ishin të pranishëm në mbledhje Zëvendësministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Aleksandër Garuli dhe përfaqësuesit e kësaj Ministrie, Pëllumb Abezhi, Trajan Vasili dhe Flora Llukamani.
Në pjesën e parë të mbledhjes, përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave sqaruan deputetët për pyetjet e bëra mbi kriteret e shpërndarjes së investimeve, si dhe strukturën e investimeve të paraqitura në projektbuxhetin e vitit 2009.
Në përfundim, Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Aleksandër Garuli paraqiti një propozim për një shtesë në buxhetin e Ministrisë për vitin 2009: të shikohet mundësia e një shtese fondi prej 41 milionë lekësh për ndërmarrjet pyjore, të ndara në: 5 milionë lekë për mjete komunikimi dhe 36 milionë lekë për pagat e vrojtuesve të zjarreve.
Në përfundim, Komisioni vendosi ta mbështesë këtë propozim në seancë plenare.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).